OLD TRAFFORD
E treta me radhë për Man Utd
29 November, 2014 @18:23
Manchester United ka kaluar lehtë kundërshtarin jo në formë të Premier League, Hull City, sot duke e mposhtur bindshëm 3-0.
Djajt e Kuq kanë shënuar 2 herë në pjesë të parë të ndeshjes, për të dalë në pjesë të dytë më të relaksuar karshi Tigrave mysafirë që nuk treguan shumë sot.
Në pjesë të dytë goli i Robin Van Persiet sqaroi gjithçka sa i përket rezultatit përfundimtar të ndeshjes, ku Manchester United fitoi 3-0.
Adnan Januzaj nuk është paraqitur fare sot, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në bankën rezervë, derisa ekipi i tij shënoi fitoren e tretë me radhë në Premiership, për të rimarrë pozitën e katërt në tabelë nga Arsenali.
Wayne Rooney ndërkaq ka ngritur kuotën e golave në pesë, pas golit të sotëm.