GJAKOVARËT RRESHTOJNË FITORET
E treta me radhë për Vëllaznimin
3 April, 2016 @15:14
Vëllaznimi ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Ligë të Parë sot, duke mposhtur në Gjakovë 2 Korrikun.
Albutrint Morina dhe Nazif Mulaku kanë shënuar dy golat e ekipit në pjesë të parë të ndeshjes për t’i dhënë 45 minutësh të dytë më të relaksuar bashkëlojtarëve. E Valmir Zariqi në pjesë të dytë vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Vëllaznimi ka shënuar fitoren e tretë me radhë prej se ka ndërruar trajnerin, ndërsa Skender Shengyli ka vazhduar serinë e fitoreve dhe ngritjen e ekipit në klasifim.