SUAREZ

REUTERS
Edhe 5
31 March, 2014 @14:01
Sulmuesi uruguajan i Liverpoolit, Luis Suarez, me golin e tij të shënuar dje në kuadër të Premier League me Liverpoolin në fitore ndaj Tottenham Hotspur - ka hyrë në histori të skuadrës si lojtari me më së shumti gola të shënuara në stinor për të kuqtë nga Anfield Road.
Me golin e tij të 29-të të stinorit, Suarez, kaloi deri më tani rekorderin e Liverpoolit, Robbie Fowler.
Rekorderët absolut
Ndërsa, atë që po e ndjek tash Suarezi 27 vjeç është golashënuesi rekorder i Premier League. E për të arritur këtë atij i duhen edhe 5 gola.
Prej se luhen 38 xhiro në Premier League, rekordin e golave të shënuar për stinor e mban Alan Shearer (Blackburn Rovers, 1995/96) dhe Cristiano Ronaldo (Manchester United, 2007/08). Derisa rekorder absolut në Premier League, kur janë luajtur 42 xhiro për stinor në pjesëmarrje të 22 ekipeve janë: Andy Cole (Newcastle United, 1993/94) dhe përsëri Alan Shearer (Blackburn Rovers, 1994/95) që kanë shënuar nga 34 gola për stinor.
FAKT:
Për dallim nga të gjithë të tjerët Luis Suarez asnjë nga golat e shënuar nuk e ka dhënë nga penalltia dhe ka munguar në 6 xhirot e para të kampionatit për shkak të suspendimit që e vuante nga stinori i kaluar. |