Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN PAOLO

Napoli, prish planet e Juves

Napoli, prish planet e Juves


30 March, 2014 @23:27

Juventus sonte pësoi. Napoli u tregua skuadër më e mirë në San Paolo - që i ndihmoi në luftë për titull Romës, duke e mbajtur të hapur atë. 

Juventus ka regjistruar humbjen e dytë të stinorit në Serie A sonte. Ata nuk janë mposhtur në ligë që nga tetori i vitit të kaluar, kur i pat mposhtur Fiorentina 4-2 në Artemio Francchi. 

Për më tepër kjo është ndeshja e parë e stinorit për Zonjën e vjetër - ku nuk ka shënuar gol. Ndjekësi i parë i Jvuentusit, Roma, mbetet 11 pikë pas tyre, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të bie në 8 pikë, 8 xhiro pa përfunduar kampionati. 

Sa i përket ndeshjes së sontme, derbi të xhiros, Napoli ka shënuar fitore të merituar plotësisht. Djelmoshat e Rafa Benitezit kanë luftuar në çdo cep të fushës dhe kanë arritur të shënojnë nga një gol për pjesë për fitoren 2-0. 

Spanjolli Jose Callejon ka shënuar në pjesën e parë, derisa belgu Dries Mertens vulosi fitoren e napolitanëve 10 minuta pa përfunduar takimi. 

Prej shqiptarëve të Napolit, vetëm Blerim Dzemaili fitoi të drejtën për lojë dhe atë në 2 minutat e fundit, kur zëvendësoi golashënuesin Callejon.

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A