MITROVICË

Edhe ‘89-shi reagon ndaj FFK-së!
10 April, 2020 @21:19
Në një reagim të lëshuar me humë gabime drejtshkrimore, Trepça’89 ka bërë të ditur se është në përkrahje të plotë të reagimit të Llapit dhe ka akuzuar FFK-në se po luan me ndjenjat e klubeve.
“Ka klube që shpenzimet mujore i kanë prej 50 deri në 100 mijë euro, e këto shuma qesharake FFK tenton të qet hi syve. Për KF Trepça’89 kjo ndihmë është e papranueshme dhe përkrahim plotësisht reagimin e kryetarit të KF Llapit,” është thënë në reagimin e ekipit mitrovicas, që është ekipi i parë nga Kosova që ka marrë pjesë në kualifikime të Ligës së Kampionëve pas pranimit të FFK-së në UEFA.
Mitrovicasit kanë shtuar në reagimin e nënshkruar nga kreytari i klubit Abedin Zeka që FFK të kalkulojë në mënyrë profesionale e jo të bëj ndihma sociale!
Ndërsa në fund, kanë thënë që Federata të ketë kujdes me atë se çfarë vepron.
“Për hir të gjendjes çfarë është dhe dhashtë të kalojmë këtë sfidë e ti kthehemi normalitetit, edhe njëherë po e përsërisim keni kujdes se çfarë veproni,” ka përfunduar ky reagim.
Trepça’89 pas 22 xhirove të zhvilluara të Superligës gjendet në zonë të rrezikshme të tabelës.
Reagimi i KF Trepça’89