Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI I RI I CELINES

Edhe Bersant Celina në Ligue 1

Foto: E. C/ fb

Edhe Bersant Celina në Ligue 1


9 September, 2020 @14:52

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të përfaqësueses së Kosovës në dy përballjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, Bersant Celina, është bërë anëtar i ri i ekipit francez që militon në Ligue 1, Dijon.

Celina që ka qenë lojtar i Manchester Cityt dhe Swanseat së fundi, ka arritur marrëveshje me ekipin francez ku do të vazhdojë karrierën.

Bersanti 24 vjeçar është i rregullt në përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa në stinorin e fundit për Swansean ka shënuar dy gola. Ai luan në pozitën e mesfushorit.

Celina bëhet lojtari i radhës i përfaqësueses që gjen vend në Ligue 1 të Francës, pas Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, që luajnë te Reims.

Përndryshe, Celina sot feston ditëlindjen e tij dhe momenti i nënshkrimit të tij me ekipin në fjalë do të mbetet i veçantë.

Njoftimi është bërë i ditur nga babai i lojtari që ka plasur fotografitë e Bersantit me ekipin e ri, ndërsa ekipi i Dijonit ende s’ka bërë të ditur zyrtarisht përforcimin e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1