BESA
Edhe ekipi pejan në Durrës
9 February, 2015 @19:14
Besa e Pejës, që përfundoi stinorin vjeshtor në gjysmë të tabelës së Superligës, ka marrë rrugë për bregdetin shqiptar sot.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri prishtinas, Arbnor Morina, po kërkon që të përgatitet sa më mirë për pjesën e dytë të stinorit të Superligës dhe t’i sfidojë kryesuesit për titullin kampion.
Ekipi pejan do të qëndrojë për 10 ditë në Durrës ku do të bëj stërvitje, përgatitje taktiko-teknike si dhe do të luaj ndeshje miqësore me ekipe nga kampionati shqiptar.