IBRA
Ibra përsëri deklason gazetarin
9 February, 2015 @16:48
Sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, e ka ‘djerësitur’ gazetarin i cili u mundua ta intervistojë atë.
Ibra, në intervistën pas ndeshjes kundër Lyonit që përfundoi me rezultat 1-1, ku e shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, u nervozua për pyetjen e gazetarit, duke mos pranuar ta vazhdojë intervistën deri në fund.
Dialogu ndërmjet gazetarit dhe Ibrahimovicit kaloi kështu:
Gazetari: “Zlatan, ke shënuar gol në kampionat pas dy muajve. A po ndjehesh tani më mirë?”
Ibrahimovic: “Dy muaj?”
Gazetari: “Po, në Ligue 1 të Francës.”
Ibrahimovic: “Po goli kundër Saint Etienne çka ishte?” (Zlatan kishte shënuar golin e vetëm të skuadrës në ndeshjen kundër Saint Etienne më 25 janar).
Gazetari: ...
Ibrahimovic: “Të lutem. Nëse nuk je i informuar mirë, mos bisedo me mua.”
...Ditë më parë Ibrahimovic kishte edhe një dialog tjetër nteresant me një gazetar gjatë një interviste.
Video