PUBLIKOHET LISTA GREKE
Edhe Greqia gati për Kosovën
1 October, 2020 @14:49
Përfaqësuesja greke në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshje ndaj Kosovës dhe të tjera në kuadër të muajit tetor.
Selektori holandez i kësaj kombëtareje Johannes van ‘t Schip, ka bërë të ditur emrat e ftuar sot, ndërsa dueli me Kosovën do të luhet më 14 tetor në Oaka të Athinës me fillim prej orës 21:45 me kohën lokale të atjeshme.
LISTA E GREQISË:
PORTIERË: Dioudis, Vlahodimos, Barkas;
MBROJTËS: Bakakis, Rota, Svarnas, Lambropoulos, Hadiakos, Michailidis, Savelas, Giannoulis, Kiriakopoulos;
TABELA AKTUALE E LIGËS C TË KOMBEVE
MESFUSHORË: Kourmpelis, Zeca, Bouchalakis, Lukogiannis, Masouras, Limnios, Fourtounis;
SULMUES: Bakasetas, Tzolis, Fountas, Mandalos, Koulouris, Pavlidis.
Kujtojmë, Greqia i shkaktoi humbjen e parë Kosovës në Ligë të Kombeve, duke e mposhtur në Prishtinë 1-2 me golat e Limnios dhe Siovas.
Greqia në tetor do të zhvillojë tri ndeshje. Ndaj Austrisë miqësore më 7 tetor në Klagenfurt, pastaj do të pres Moldavinë më 11 dhe Kosovën më 14 tetor në përballjet athinase në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.