Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Edhe Milot Rashica tregon arsyen e mungesës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Edhe Milot Rashica tregon arsyen e mungesës


10 October, 2020 @15:21

Pas Vedat Muriqit, edhe ylli tjetër i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka treguar arsyen e mungesës së tij në ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore.

Rashica në llogarinë e tij personale ka sqaruar arsyet e mungesës së tij.

Deklarata e plotë e Milotit është kështu:

Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jemi bashk me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri më tani në jetën time.

Por që nga ndeshja Moldavi-Kosovë, ku kam pësuar lëndim në gjurin tim, nuk kam stërvitur as edhe një herë të vetme bashk me ekipin (afër 5 javë) dhe kam munguar në 4 ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri.

Përveç dhimbjes në gjurin tim kam qenë dhe jam larg me përgatitje fizike për çka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim në atë ndeshje.

Ndjeva obligim që ta bëjë këtë sqarim pas reagimeve të shumta,” ka thënë Milot Rashica.

Kosova do të luajë dy ndeshje në Ligën e Kombeve. Më 11 tetor në Prishtinë ndaj Sllovenisë dhe më 14 tetor kundër Greqsië si mysafire.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve