KOSOVA

Edhe një “aderim” te Kosova
26 August, 2019 @20:11
Edhe një aderim te Kosova!
Sot kryetari i FFK-së është takuar Amir Saipin, portierin e Schaffhausenit të Zvicrës, për të njoftuar kështu që për 19 vjeçarin e talentuar do të fillojnë shumë shpejt procedurat e pajisjes me pasaportë të Kosovës dhe ai do të jetë i gatshëm për grumbullim në muajin tetor.
Saipi, i gjatë 192 centimetra, përveç Schaffhausenit, deri më tash ka luajtur edhe për të rinjtë e Zurichut e Winterthurit, ndërkohë që shihet si një portier me mjaft perspektivë për të ardhmen.