Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE B CAKTON DATËN

Edhe Serie B merr datat për rifillim

Edhe Serie B merr datat për rifillim


28 May, 2020 @22:59

Kategoria e dytë e futbollit profesionist italian, Serie B, ka mësuar datat për rifillim të stinorit sot, pasi që u bë e ditur se Ministri i Sportit i dha leje sporteve të rikthehen në fushë të lojës duke respektuar rregullat për mbrojtje nga COVID-19.

Kështu, kreu i Serie B-së, Mauro Balata, ka konfirmuar se liga do të rifillojë më 20 qershor.

“Serie B do të rifillojë më 20 qershor dhe pasi që morrëm OK nga qeveria, falenderojmë në veçanti ministrin Spadafora,” ka thënë Balata për ANSA-n.

Në Serie B kampioni ka mbetur vetëm për tu shpallur, derisa lufta për Serie Apo vazhdon nga 8 skuadra tjera për 2 vende tjera të lira.

Benevento lidere ka 20 pikë më shumë sesa përcjellësja e parë, Crotone.

Serie B


 
Të gjitha lajmet nga Serie A