Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIG

Edhe Superliga turke cakton datën e rifillimit

Foto: NTV

Edhe Superliga turke cakton datën e rifillimit


29 May, 2020 @8:06

Superliga turke e futbollit që këtë stinor ka qenë shumë interesante me disa ekipe që po luftojnë për titull, ka përcaktuar përfundimisht datën për rifillimin e stinorit.

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) ka marrë vendim që 12 qershori të jetë data e rifillimit të stinorit të Superligës turke. Kështu, prej xhiros XXVII Superliga do të rifillojë për të gjetur kampionin e saj të stinorit 2019/20.

Shtatë ekipe kërkuan nga TFF për të larguar opcionin e rënies nga elita këtë stinor për shkak të pandemisë coronavirus, por kjo nuk mori përkrahjen e shumicës dhe kështu TFF refuzoi këtë opcion.

Në Superligën turke aktualisht luajnë dy reprezentuesit e rëndësishëm të Kosovës si Vedat Muriqi e Florent Hadërgjonaj.

Lider është Trabzonspori me pikë të barabarta sikurse Istanbul Basaksehiri, ndërsa ndiqen nga Galatasarayi me 4 pikë më pak e Sivasspori që ka 5 pikë më pak se lideri.

Superlig Standings


 
Të gjitha lajmet nga International