Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXIV

Edon Sadriu (Ferizaji) - Ylli i javës (24)

Edon Sadriu (Ferizaji) - Ylli i javës (24)


Teksti: FFK

10 March, 2023 @11:17

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 24-t në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Fatmir Mehmeti, Ridvan Osmani.

Komisioni e vlerësoi Edon Sadriun për faktin se ai ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit nga ana e Ferizajt, me dy golat e tij, por edhe me depërtimet e tij të vazhdueshme në zonën e llapjanëve. Me këto tri pikë skuadra ferizajase rriti shpresat për mbijetesë në elitë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ferizaj Edon Sadriu e ndau Shaqir Uka, menaxher operacional në Albi Online.

“Është nder të shpallesh më i miri i javës në Albi Mall Superligë. Ky shpërblim është falë ndihmës së bashkëlojtarëve, shtabit teknik por edhe përkrahjes së tifozëve tanë. Me këtë seri pozitive, me lojën që dhe përkushtimin që po e tregojmë, besoj që Ferizaj do të arrijë objektivin për të siguruar mbetjen në Superligë. Gjithsesi, na pret një luftë shumë e vështirë deri në fund të kampionatit”, ka theksuar Edon Sadriu për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga