NGA FIFA

Ekuadori në disiplinore, për shkak të thirrjeve të tifozëve
23 November, 2022 @11:03
FIFA ka inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësueses së Ekuadorit në Botërorin e Katarit, për shkak të thirrjeve të tyre diskriminuese ndaj tifozëve vendas dhe organizatorit në ndeshjen hapëse të turneut.
Në disa video është parë që tifozët e Ekuadorit bërtisnin në kor “Duam Birra” në duelin e parë të Botërorit, duke ditur se vendasit nuk përdorin alkool dhe ai është i ndalur edhe në stadiume.
Mbetet të shihet se çfarë gjobe/dënimi do të merr Ekuadori si Federatë, pas këtij rasti, derisa FIFA ka theksuar në nenin e PD-së, ku fjala është për diskriminim.