Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

El Mundo godet, Barcelona reagon

El Mundo godet, Barcelona reagon


31 January, 2021 @13:06

Përmes një komunikate të lëshuar pak më parë, Barcelona ka reaguar ndaj publikimit të El Mundos, që ka shpjeguar në detaje kontratën e Leo Messit me klubin katalonas.

“Barcelona kategorikisht mohon përgjegjësinë e publikimit të këtij dokumenti dhe do të merr rrugët legale ndaj gazetës El Mundo, për çfarëdo dëmi që do të mund të shkaktojë ky publikim,” ka shkruar klubi pak më parë.

Ndërkaq El Mundo ka aguar sot me titullin e shifrave të kontratës së Messit: 555 milionë e 237 mijë e 619 euro! Kontrata faraonike e Messit që po e gropos Barcelonën.

Messi contract

Kontrata katër-vjeçare e Messit ka vlerë prej 555 milionë eurove, ku argjentinasi merr 115 milionë euro për pranim të nënshkrimit të kontratës, 138 milionë euro fikse për sezon, si dhe afro 78 milionë euro për besueshmëri ndaj klubit.

Kriza financiare dhe borxhet e katalonasve po ndërlidhen me pagat e Messit, ndërsa Forbes më parë ka publikuar shifra se Barcelona ka nxjerrë investimin nga kjo shumë e garantuar për Messin, i cili këtë kontratë e nënshkroi në vitin 2017.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga