Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALTETICO MADRID 1-1 MANCHESTER UNITED

Elanga shpëton Unitedin nga humbja në Wanda

Elanga shpëton Unitedin nga humbja në Wanda


23 February, 2022 @23:01

I riu i Manchester United, Anthony Elanga, ka qenë shpëtimtar i ekipit të tij sonte, pasi që shënoi në portën e Jan Oblakut, për të siguruar barazim për ekipin e tij 1-1 [Felix 7 - Elanga 80] në Wanda Metropolitanon e zjarrtë të Atleticos.

Elanga zëvendësoi Marcus Rashfordin 15-minuta para fundit të ndeshjes, derisa Ralf Rangnick bëri pesë ndërrime për të këndellur ekipin, që s’impresionoi sonte karshi një Atleticoje luftarake dhe kërkuese të Diego Simeones.

Në fund, goli i shpejtë dhe i bukur i Joao Felixit nuk u bë i mjaftueshëm për një fitore të madhe të rojiblancove në Madrid.

E sa i përket luftës në fushë, katër kartonë të verdhë i morrën lojtarët e ekipit spanjoll sonte, e pesë të tilla i morrën lojtarët e ekipit anglez.

Çerekfinalisti vendoset në Old Trafford më 15 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League