CHAMPIONS LEAGUE
Eliminohet Manchester City
21 November, 2012 @17:54
Kampioni i Anglisë, Manchester City, është eliminuar nga Liga e Kampionëve në
fazën grupore, për të dytën herë me radhë.
Goli i vonshëm i Sergio Agueros nga penalltia nuk ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Roberto Mancinit që të arrijë fitore ndaj Realit të Madridit.
Karim Benzema kishte shënuar heret në lojë për madrilenët, të cilët pastaj morrën lojën në dorë dhe ia lëshuan terrenin anglezëve.
Në ndeshjen tjetër, kampioni gjerman, Borussia Dortmund, ka treguar lojë të mrekullueshme dhe pa kalkulime ndaj Ajaxit, duke i mposhtur 1-4. Mario Gotze, Marco Reus dhe dy herë Robert Lewandowski kanë qenë shënues për milionerët nga Dortmundi. Dortmund ka garantuar edhe vendin e parë në grup.
REZULTATET DHE TABELA:
Ajax – Dortmund 1-4
Manchester City – Real Madrid 1-1
1. Dortmund 11p.
2. Real 8p.
3. Ajax 4p.
4. Manchester City 3p.