ANFIELD
Emre Can me numrin e Carragherit
7 July, 2014 @14:13
Fanella me numrin 23, të cilën e ka bartur me shumë sukses legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, tani do të jetë e veshur nga talenti turk i sapo ardhur në Anfield, Emre Can.
Carragher, i cili për 17 vite me radhë ishte pjesë e Liverpoolit, ishte pronari i fundit i numrit 23, derisa vendosi të pensionohej nga futbolli në vitin e kaluar.
Para Carragherit, numri 23 ka qenë në shpinën e edhe të një legjend tjetër, sulmuesit Robbie Fowler.
Emre Can është transferuar në Liverpool nga Bayer Leverkuseni për 12 milionë euro.
New #LFC midfielder Emre Can will wear Jamie Carragher’s old number, 23, for the club - http://t.co/r6y8siksqb pic.twitter.com/7agF2IhzNl
— Liverpool FC (@LFC) July 7, 2014