PRIZRENASI
Muriqi nis përgatitjet me Eskisehirin
7 July, 2014 @13:20
Sulmuesi i dikurshëm i Lirisë, Vedat Muriqi, pas kalimit në Superligën turke te skuadra Eskisehirspor, ka nisur përgatitjet me ekipin e tij të ri.
Muriqi i cili stinorin e fundit në Superligën shqiptare e luajti për Besën e Kavajës, gjatë afatit kalimtar veror ka gjetur angazhim të mahintshëm te ekipi i Superligës turke, që udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur turk dhe ish lojtari i Besiktasit, Ertugrul Saglam.
Saglam, i cili njëkohë ka udhëhequr edhe përfaqësuesen e Turqisë, njihet si trajner ndër më të mirët në këtë vend, derisa Muriqi me shtatëgjatësinë e tij pritet të përparojë shpejtë.
Vedati 20 vjeç kishte lënë Lirinë e Prizrenit 2 vite më parë për të kaluar te Teuta e Durrësit, prej nga u transferua te ekipi kavajas, Besa.
Prizrenasi do të ketë përparësinë e të luajturit si lojtar vendor, pasi që pret të merr shpejtë nënshtetësinë turke - që do t’ia lehtësojë punën për paraqitje në ekipin e tij të ri.
Eskisehirspor stinorin e kaluar e përfundoi në pozitën e 12-të të Superligës turke.