DETI I ZI
Halilhodzic, me përforcime algjeriane në Turqi
7 July, 2014 @9:19
Ekipi i Superligës turke, Trabzonspor, ka arritur marrëveshje me trajnerin e deritashëm të Algjerisë, boshnjakun, Vahid Halilhodzic.
Halilhodzic do t’ia nis punës më 14 korrik te ekipi i tij i ri, bëjnë të ditur sot mediat turke, kur pritet edhe arritja e tij në Trabzon.
Sipas informatave të marra nga kanali televiziv NTV Spor bëhet e ditur se boshnjaku ka kërkuar nga kryesia e klubit që të transferojë edhe dy lojtarë të përfaqësueses algjeriane: Abdelmoumene Djabou dhe Madjid Bougherra.
Vahid Halilhodzic ka arritur deri në të tetën e finales së Kampionatit Botëror me Algjerinë, duke shkruar historinë e këtij vendi. Ata u eliminuan nga Botërori vetëm pas vazhdimeve nga Gjermania.
Trabzonspori ka përfunduar stinorin në vend të katërt të Superligës turke dhe pritet të merr pjesë në Europa League këtë stinor.