Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAN GAAL

Matematika holandeze

REUTERS

Matematika holandeze


6 July, 2014 @19:49

Zëvendësimi i portierit Jesper Cillessen me Tim Krulin në minutën e fundit të kohës shtesë, ka qenë vendimtar për kalimin e Holandës në gjysmëfinale të Botërorit

Krul ka arritur të mbrojë dy penallti të kostarikanëve, për të dalë përpara vendi i tij dhe për të siguruar ndeshjen ndaj Argjentinës. 

Përkundër taktizimit të tij, për të cilën është i njohur Louis Van Gaal, shumëkujt i interesonte arsyeja se pse pikërisht Krul është dashur të zëvendësojë Cillessenin, kur portieri i Newcastle United nuk është i famshëm në mbrojtje të penalltive. 

E Van Gaal këtë e ka shpjeguar thjeshtë. 

“Tim Krul është 6 centimetra më i gjatë sesa Jesper Cillessen dhe kjo është arsyeja e vetme pse i tërë shtabi teknik kemi qenë i të njejtit mendim, se duhet të zëvendësohet portieri para ekzekutimit të penalltive,” ka thënë Van Gaal, transmeton BBC Sport, sot. 

Krul është i gjatë 1.93 metra, derisa Cillessen 1.87 metra. 

“Ai thjesht është më i gjatë dhe mund të mbulojë hapësirë më të madhe në gol,” ka përfunduar Van Gaal matematikën e thjeshtë holandeze. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014