DRAMA NË BAHIA
Penalltitë çojnë Tulipanët përpara
5 July, 2014 @22:34
Holanda ka arritur që të shkojë në gjysmëfinale të Botërorit vetëm pas penalltive. Ka qenë një taktizim i Louis Van Gaalit që në minutën e fundit të kohës shtesë ka ndërruar portierin e papunë gjatë 120 minutave Cillessen me Tim Krulin, që ka vendosur në ekzekutimin e 11 metërshave.
Portieri Krul ka arritur që të mbrojë 2 penallti, për të çuar Tulipanët e stërmunduar gjatë ndeshjes në gjysmëfinale. Në anën tjetër holandezët kanë qenë 100% të saktë nga penalltitë.
Nëntëdhjetë minutat e kohës së rregullt të ndeshjes nuk mjaftuan për të gjetur gjysmëfinalistin e fundit të Kampionatit Botëror. Yll i këtyre minutave ka qenë padyshim, porteri fantastik i kostarikanëve, Keylor Navas, i cili ka mbrojtur gjithçka çka tentuan Tulipanët.
As Robin Van Persie, e as Arjen Robben bashkë me shtyllën e gjuajtjes së lirë nga Wesley Sneijder - nuk arritën që të prekin rrjetën e ekipit heroik sonte.
Në anën tjetër, Kosta Rika, nuk ka pasur ndonjë rast të veçantë për të rrezikuar portën e Jesper Cillesenit të Holandës gjatë 90 minutave të kohës së rregullt. Kjo ishte ndeshja e vetme çerekfinale që nuk gjeti fitues në kohën e rregullt.
Në vazhdime, tregimi ishte i njejtë. Dominim total i holandezëve karshi heronjëve kostarikan, të udhëhequr nga portieri Navas.
Tani, fituesi i kësaj ndeshjeje pas penalltive, do të luaj në gjysmëfinale ndaj Argjentinës.
PENALLTITË:
# | KOSTA RIKA | HOLANDA | Rezultati |
Seria I | Borges GOL | Van Persie GOL | 1-1 |
Seria II | Ruiz X | Robben GOL | 1-2 |
Seria III | Gonzales GOL | Sneijder GOL | 2-3 |
Seria IV | Bolanos GOL | Kuyt GOL | 3-4 |
Seria V | Acosta X | - | 3-4 |