BRASILIA
Higuain shënon për gjysmëfinale
5 July, 2014 @19:32
Gauchosët kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores e shënoi sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, i cili pranoi një top nga Angel Di Maria dhe papritur goditi drejt portës së Thibaut Courtois për të shënuar.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e humbur e Belgjikës me Courtoisin në portë, derisa është gjysmëfinalja e parë e Argjentinës, që nga “Italia ‘90”.
Kosovari Adnan Januzaj përsëri nuk u paraqit fare në ndeshje, derisa belgët kishin rastet e tyre, por u treguan të pasaktë para Sergio Romeros.
Në fund, Lionel Messi ka dështuar nga një pozitë ideale për të vulosur fatin e takimit, kur Courtois ndali goditjen e tij.