PARTIZANI - TIRANA

FOTO / Partizani
Eraldo Çinari vendos derbin e kryeqytetit
21 January, 2021 @20:43
Në derbin e kryeqytetit të Shqipërisë, fitues doli skuadra e Partizanit, duke e mposhtur Tiranën me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga Eraldo Çinari në minutën e 83’.
Gjatë ndeshjes u ndëshkuan me karton të kuq te Partizani Jurgen Bardhi, ndërsa te Tirana Idriz Batha.
Partizani gjendet në pozitën e dytë me 26 pikë, kurse Tirana në vendin e pestë me 20 pikë.