PRISHTINË

Endrit Baholli zyrtarisht i Prishtinës
30 June, 2022 @15:53
Disa ditë më parë, 2 Korriku njoftoi për ndarjen e njërit nga lojtarët më të talentuar të skuadrës, Endrit Baholli.
E sot, rekord-kampionja e Kosovës Prishtina bëri të ditur se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me mesfushorin ofanziv në fjalë.
Baholli 22-vjeçar ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës.
“Besoj se për secilin futbollist krenaria më e madhe është që të luaj për ekipin e vendlindjes. Prishtina ka qenë gjithmonë synim për mua dhe ky vit ishte vendimtar për transferimin tim në këtë klub. Prishtina e ka një histori të madhe, fanella “bardhekaltër” duhet përfaqësuar denjësisht andaj është privilegj për mua që të bart këtë fanellë me shumë peshë,” ka thënë i entuziazmuar Baholli për faqen zyrtare të Prishtinës.
Kujtojmë, Prishtina dje zyrtarizoi nëntë ndarje me lojtarët e ekipit.