Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEQYTET

Prishtina liron 9 lojtarë!

Prishtina liron 9 lojtarë!


29 June, 2022 @23:42

Skuadra e Prishtinës, që ka emëruar Ismet Munishin trajner për sezonin që vjen 2022/23, sot radhazi ka publikuar hiç më pak se nëntë ndarje me lojtarë të ndryshëm të skuadrës, si vendorë, ashtu edhe nga rajoni por edhe nga kontinenti tjetër!

Bardhekaltërit kanë bërë të ditur se me marrëveshje janë ndarë më shumicën e lojtarëve, pos disave të cilëve u ka skaduar kontrata, ndërsa kanë falenderuar secilin veç e veç për angazhimin në klub, gjë që në realitet mund të thuhet për Eglant Haxhon dhe Gauthier Mankendën, ku këta të fundit kanë lënë gjurmë në klub.

Radhazi, prej të fundit të publikuar deri te i pari sot, Prishtina është ndarë nga: mbrojtësi Ahmet Haliti, portieri Eglant Haxho, mbrojtësi ganez Samuel Mone, mesfushori shumëvjeçar i ekipit Gauthier Mankenda, portieri Betim Halimi, mesfushori sulmues Agim Zeka, mbrojtësi maqedon Aleksandar Ristevski, qendërmbrojtësi kroat Josip Tomasevic, dhe sulmuesi Sadam Sulley.

“Pastrimi” i Prishtinës nga lojtarët që kushtojnë pritet të mbushet me lojtarë të ri që vinë nga ekipe tjera dhe nga juniorët e skuadrës në ditët në vijim, derisa Ismet Munishit i mbetet që të këndellë rekord-kampionin për ta bërë konkurrues në garë për titull, karshi skuadrave të përforcuara ose top-treshes të stinorit të kaluar, Ballkani, Drita e Gjilani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga