KUPA E SHQIPËRISË
Enis Gavazaj çon Skënderbeun në gjysmëfinale
15 February, 2017 @16:15
Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit, Enis Gavazaj, që një kohë luajti për Gentin në Belgjikë, ka shënuar golin e vetëm sot në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për ekipin e tij, Skënderbeu dhe ia ka siguruar gjysmëfinalen.
Gavazaj shënoi në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 57-të të ndeshjes golin, që i hapi rrugën kampionit të Shqipërisë për gjysmëfinale duke e eliminuar Laçin.
Ndeshja e parë mes skuadrave në Laç kishte përfunduar 1-1.