PRISHTINA
Përgatitje në lloç para duelit të Kupës
15 February, 2017 @15:04
Pas shumë kohësh, më se dy muaj, skuadra e Prishtinës sërish ka shkelur fushën ndihmëse të stadiumit të KEK-ut, “Agron Rama”. Megjithë kohën e mirë me diell, fusha e rënduar i priti sërish futbollistët.
“Por, ndeshjet nuk presin dhe duhet punuar edhe në këto kushte,” shkruan prishtinafc.com sot.
Prishtina të dielën me fillim në ora 12e30 luan ndaj Vëllaznimit në të tetën e finales së Kupës së Kosovës.