PARIS vs BARÇA
Të dërrmuar dhe thuajse të eliminuar
14 February, 2017 @22:18
Pas dhjetë viteve radhazi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelonës i ka ardhur fundi. Ekipi katalonas ka përjetuar humbje të rëndë në Parc des Princes sonte nga Paris St Germain, në natën ku shkëlqyen Edinson Cavani dhe posaçërisht Angel Di Maria.
Të dërrmuar dhe pa ide janë dukur lojtarët e Barcelonës, karshi një Parisi të drejtuar nga Unai Emery nga banka dhe Marco Verratti në mes të fushës si dirigjent.
Treshja e sulmit të Barcelonës ka qenë e qetë sonte dhe nuk ka pasur asnjë rast konkret për shënim, që tregon për mbrojtjen e sigurt të parisienëve edhe në mungesë të qendërmbrojtësit me përvojë Thiago Silva.
Më 8 mars në ndeshjen e kthimit, edhe magjia e ka vështirë ta shpëtojë Barcelonën nga eliminimi.
All Goals HD - PSG 4-0 Barcelona - 14.02.2017 HD by SportsZone2017