PRISHTINA
Prishtina i kthehet stërvitjeve
14 February, 2017 @16:15
Skuadra e Prishtinës i është kthyer stërvitjeve pas pushimit dy ditor.
Ekipi nga kryeqyteti kishte pauzuar për dy ditë, pasi ishte rikthyer nga Turqia, ku qëndroi për ta kaluar fazën përgatitore dhe për t’i zhvilluar disa ndeshje kontrolluese.
Për shkak të kushteve jo të mira të fushës në stadiumin e Obiliqit dhe rinovimit të stadiumit të kryeqytetit, futbollistët prishtinas janë stërvitur sot në fushën e vogël të mbyllur të stadiumeve “Prince”, ndërsa nesër është paralajmëruar që skuadra do të zhvendoset detyrimisht për t’u stërvitur në stadiumin e Obiliqit, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e Kupës në fundjavë.