ÇEREKFINALJA E KUPËS
Pejic dhe Emini, nuk luajnë ndaj Tiranës
14 February, 2017 @10:24
Përballja e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Tiranës që zhvillohet nesër me fillim në ora 13e30 në “Zeqir Ymeri” të Kukësit, do të gjej skuadrën lidere të Kategorisë Superiore pa dyshen kryesore sulmuese.
Trajneri Ernest Gjoka nuk do të llogarit te kroati Pero Pejic dhe Izair Emini, të cilët kanë pësuar lëndime në duelin e fundit ndaj Tiranës, në kuadër të Superiores dhe mjekët u kanë rekomanduar të dyve pushim, për të mos e përkeqësuar gjendjen.
Ndeshjen e parë, Tirana e kishte fituar 2-1.