B'MOUTH vs CITY
Lëndohet Gabriel, City fiton dhe del i dyti
13 February, 2017 @22:48
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Bournemouthit 0-2 sonte për të kapërcyer tre vende dhe për të dalë në vend të dytë të klasifikimit të Premier Ligës.
Raheem Sterling i ka dhënë epërsinë në pjesë të parë ‘qytetarëve’ ndërsa Sergio Aguero ua siguroi fitoren me asistim të Sterlingut në pjesë të dytë.
FOTO: TOP 6 para ndeshjes B’Mouth - City;
Aguero u fut në ndeshje në minutën e 15 të lojës. Ai zëvendësoi talentin brazilian Gabriel Jesus, që pësoi një lëndim në nyje të këmbës. Lëndimi i brazilianit pritet të shihet se sa është serioz.
TABELA AKTUALE E PREMIERLEAGUE
Ekipi i Pep Guardiolës tash është 8 pikë larg Chelseat lider dhe duke ekipi i vetëm që mund ta rrezikojë Antonio Conten me të kaltërit e Londrës.
FOTO: TOP 6 pas ndeshjes B’Mouth - City;