SHANI TARASHAJ
I zhgënjyer, por beson në përmirësim
13 February, 2017 @13:24
Sulmuesi i Eintracht Frankufrtit, Shani Tarashaj, është shprehur të jetë i zhgënjyer nga humja e fundit e ekipit të tij nga Bayer Leverkusen në kuadër të xhiros XX të Bundesligës.
“Nuk ishte rezultati që donim, por nuk dorëzohemi. Vazhdojmë përpara,” ka shkruar Shaniu në postimin e tij në Facebook.
Eintrachti është akutalisht në pozitë të tretë të Bundesligës dhe ka humbur një rast të mirë të shfrytëzojë humbjen e Leipzigut për t’iu afruar pozitës së dytë.