NË DRENAS
Feronikeli zyrtarizon liberianin Abu Kamara
13 February, 2017 @18:42
Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, ka zyrtarizuar pak më parë blerjen e fundit para pranverës në Superligë.
Abu Kamara, liberiani 19 vjeç është lojtari i ri i Feronikelit dhe ka marrë fanellën me numër 21 në skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani.
Ai është reprezentues U21 i Liberisë dhe ka bindur drejtuesit e ekipit për të nënshkruar me ekipin kampion të Kosovës.