STADIUMI
Nënkryetari i DFB, i zhgënjyer me punën e deritashme në stadiumin e Prishtinës
13 February, 2017 @18:45
Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Helmut Hack, ka qenë në vizitë sot te miku i tij Remzi Ejupi, kryetar i KF Prishtinës. Ndërsa ajo që ka parë aty, e kanë lënë të zhgënjyer gjermanin, që njëkohësisht është edhe pronar i Greuter Furthit.
“Pas pranimit të Kosovës në UEFA, aspak nuk jam i kënaqur me atë që e ofron infrastruktura e Kosovës. Kemi pritur që ky stadium të bëhet sa më shpejt, t’i plotësojë kushtet për lojë ndërkombëtare, por jam i befasuar dhe i irrituar, sepse kam menduar se kanë ecur punimet më shpejtë,” ka thënë Hack për media sot, transmeton faqja zyrtare e ekipit bardhekaltër.
Ai ka thënë ndër të tjera se do të bisedojë në katër sy me drejtuesit e Komunës dhe Ministrisë, për t’i treguar se çdo vonesë në ndërtim të stadiumit do ta kthejë Kosovën prapa.