MASSIMO ODDO
S’lëviz
13 February, 2017 @23:32
Përkundër rezultateve aspak të mira dhe gjendjes së mjerueshme në tabelë, skuadra e Pescaras ka konfirmuar se trajneri i ekipit, Massimo Oddo, ka përkrahjen e plotë të kryesisë dhe do të mbetet në detyrë ende.
“Pas diskutimeve të shumta, ekipi me vendim unanim i beson vazhdimësinë e detyrës Massimo Oddos dhe stafit të tij të trajnerëve,” ka shkruar njoftimi i ekipit të Pescaras.
Pescara ka vetëm 1 fitore nga 24 xhirot e zhvilluara në Serie A këtë stinor dhe është fundosur në tabelë, me vetëm 9 pikë.