SWANSEA CITY
Kryhet stinori për Dyerin
13 February, 2017 @23:19
Mesfushori këmbëshpejtë i Swansea Cityt, Nathan Dyer, ka përfunduar stinorin 2016/17 në Premier Ligë. Futbollisti ka lënduar thembrëm e akilit në përballjen e fundit të ekipit, në fitore ndaj Leicester Cityt, 2-0 dhe kryetrajneri i ekipit, Paul Clement ka bërë të ditur se ai ka humbur stinorin.
“Prognozat nuk janë të mira,” ka thënë Clement, shkruan BBC sot.
Dyer 29 vjeç ka qenë pjesë standarde e ekipit prej se Clement morri detyrën për të shpëtuar Swansean nga rënia. Ai do të duhet t’i nënshtrohet operimit për ta shëruar këmbën.