PREJ TIRANE NË VUSHTRRI
Argjend Mustafa, për ngritjen e Vushtrrisë
14 February, 2017 @8:55
Futbollisti i deritashëm i Tiranës, Argjend Mustafa, ka arritur marrëveshje me ekipin e Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrria.
Mesfushori Mustafa 24 vjeç, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-kampionin e Kosovës deri në fund të stinorit dhe me bashkëlojtarë synon të kthejë ekipin aty ku e ka vendin - në Superligë.