PARA NDESHJES: PARIS - BARCELONA
Pa Thiago Silvën ndaj Barcelonës
14 February, 2017 @9:54
Paris St Germain do të kërkojë që të eliminojë Barcelonën në duelin e tretë të tyre në 5 vitet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Barcelona, që nuk po arrin të kap Real Madridin në La Liga dhe është afër Copa Del Rey, po kërkon mundësinë e trofeut të Ligës së Kampionëve.
PIKAT KRYESORE:
-Thiago Silva nuk do të paraqitet. Thiago Motta është i suspenduar.
-Presnel Kimpembe, 21 vjeç, pritet të debutojë në Ligë të Kampionëve.
-Barcelona nuk e ka në skuadër Aleix Vidalin dhe Javier Mascheranon.
-Paris St Germain, asnjëherë nuk ka humbur në fazën e 1/8 së finales.
-Asnjëra skuadër nuk është mposhtur në 5 duelet e fundit dhe të dyja përveç fitoreve kanë vetëm barazime.
Bastoret favorizojnë Barcelonën me kuotë 2.15 për fitore, derisa barazimi sonte por edhe fitorja e Parisit kuotohen njejtë, 3.4.