PËRFAQËSUESJA
Kosova U21 mposhtet nga Drita
Teksti: FFK
14 February, 2017 @15:54
Në kuadër të përgatitjeve të Përfaqësueses U-21 të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian, sot, në Gjilan, u zhvillua një ndeshje kontrolluese kundër KF”Drita” nga Gjilani. Kjo ndeshje i shkoi përshtati edhe skuadrës së Dritës para fillimit të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës, që do të nisë më 25 shkurt.
Pjesa e parë ndonëse ishte e baraspeshuar, futbollistët e Dritës arritën që në minutën e 17-të përmes Florim Berishës të kalojnë në epërsi. Në vazhdim me gjithë përpjekjet e futbollistëve të ekipit përfaqësues që të barazojnë rezultatin, ishte e kot me gjithë disa gjysmë raste, pasi që mbrojtja vendëse ishte në vendin e duhur. Pjesa e dytë nisi furishëm nga Përfaqësuesja e Kosovës, por assesi të gjenin rrugën e golit. Në anën tjetër futbollistët e Dritës në minutën e 58-të përmes Dren Gashit arritën të dyfishojnë rezultatin në 2:0. Por futbollistët e ekipit përfaqësues vazhduan me lojë të mirë dhe pasime të sakta dhe në minutën e 75-të përmes Almir Ajzerit e zvogëluan epërsinë e gjilanasve në 2:1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.
Përbërjet e ekipeve
Drita: Latifi, Tusunu (Kuka), A. Kastrati (Shillova), N. Nexhipi, Sejdiu, Kryeziu, Haliti, Livoreka (Gashi), Berisha (Isufi), Ramdani, Rexhepi, D. Ramadani.
Kosova: Nika (Halimi), Tejeci, Rama (Gavazaj), Statovci (Rezniqi), Kajtazi (Kajtazi), Maloku (Shabani), Nebihu (Zabërgja), Broja (Ahmeti), Muja (Hajzeri), Hasani, Hoti (Daka) dhe Hodaj.