MIQËSORE
Deçani mposht Istogun në miqësore
14 February, 2017 @16:58
Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës, Deçani dhe Istogu, kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore mes vete.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-3, me fitoren e Deçanit.
Golat për skuadrën fituese i shënuan Nexhat Boshtraj, Blendor Alimusaj, Brendon Gashi dhe Kreshnik Lataj, derisa për Istugun realizuan Jetmir Vrenezi, Erjon Qeta dhe Met Millaku.
Gjyqtari kryesor akordoi tri herë penalltia në këtë ndeshje, ku dy prej tyre i realizoi në gol skuadra e Deçanit, kurse në penalltinë tjetër Istogu dështoi.