GALATASARAY
Igor Tudor merr timonin e Galatasarayit
15 February, 2017 @11:25
Trajneri kroat, Igor Tudor, është emëruar kryetrajner i ri i Galatasarayit, bëjnë të ditur mediat turke.
Tudor 38 vjeç që deri dje ishte kryetrajner i Karabuksporit në Superligën turke, do të nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me ekipin e famshëm turk.
Galatasaray deri tash punonte nën drejtimin e holandezit Jan Olde Riekerink. Por ky i fundit dështoi në shtëpi në xhiron e fundit në një ndeshje me vlerë të madhe për Galatasarayin. Me fitore, Galatasaray do të shfrytëzonte gabimet e skuadrave tjera, por ata u mposhtën nga Kayserispor 1-2 dhe kjo besohet të jetë arsyeja e reagimit të shpejt, ndoshta edhe të ngutshëm të ekipit.
Tudor në karrierë si trajner ka drejtuar Hajdukun e Splitit, PAOK-un dhe së fundit Karabuksporin.
Galatasaray do të zyrtarizojë nesër në konferencë për shtyp trajnerin, për të cilin pagoi 150 mijë euro dëmshpërblim për t’ia prishur kontratën me ekipin e deritashëm.
Karriera e Tudorit si trajner:
Hajduk CRO | prej korrik 2013 | ||
Paok GRE | prej qershor 2015 | ||
Karabuk TUR | prej korrik 2016 | ||
Galatasaray TUR | prej shkurt 2016 |
RROGA te Galatasaray:
1 | 1.4 milionë euro për 1.5 vjet - para të garantuara, pa bonuse. |