PARA NDESHJES: BAYERN - ARSENAL
Arsenal kërkon hakmarrje ndaj Bayernit favorit
15 February, 2017 @10:43
Bayern Munchen në Allianz Arena pret sonte Arsenalin në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Bavarezët kanë eliminuar Arsenalin në disa raste në këtë garë dhe opinioni është i përgatitur për një gjë të tillë.
Por, te lojtarët e Arsenalit ekziston doza e konsiderueshme e asaj që quhet hakmarrje sportive, për të befasuar kundërshtarin tashmë të favorizuar.
PIKAT KRYESORE:
-Bayern Munchen ka eliminuar Arsenalin në të tetën e finales në vitet: 2005, 2013 dhe 2014;
-Bayern Munchen ka shënuar fitore në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligë të Kampionëve (rekord);
-Arsenal është mposhtur radhazi në gjashtë stinorët e fundit në të tetën e finales;
-Bayern ka arritur çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në 5 vitet e fundit me radhë.
-Dueli i kthimit zhvillohet në Londër më 7 mars.
Bayerni llogaritet si favorit absolut për këtë duel. Bavarezët kanë kuotën 1.45, barazimi 4.75, ndërsa fitorja e Arsenalit, 7.75.