PARA NDESHJES: REAL - NAPOLI
Mbrojtësi i titullit pret Napolin e motivuar
15 February, 2017 @10:26
Nga duelet e sontme të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i titullit, Real Madrid, pret Napolin.
Madrilenët janë në formë të mirë para kësaj ndeshjeje, ashtu sikurse Napoli. Të dyja kanë radhitur fitoret në kampionatet përkatëse, hiq eliminimin e Realit nga Kupa e Mbretit në Spanjë.
PIKAT KRYESORE:
-Real Madrid po kërkon çerekfinalen e shtatë me radhë në Ligë të Kampionëve;
-Gareth Bale është stërvitur dje me skuadrën por nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për këtë ndeshje;
-Napoli është për herë të dytë radhazi në TOP 16 të Ligës së Kampionëve (në të tetën e finales).
-Napoli është mposhtur vetëm njëherë në 7 ndeshjet e fundit si mysafir në gara europiane.
-Dueli i radhës zhvillohet në Napoli më 7 mars 2017.
Bastoret e njohura kanë dhënë favorizim të plotë për Real Madridin me kuotë 1.55 për fitore. Barazimi në këtë ndeshje është 4.5, ndërsa fitorja e Napolit kuotohet 6.