NGA TAKIMI
Vëzhguesit premtojnë përgjegjësi
Teksti: FFK
15 February, 2017 @15:42
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror në futbollin e Kosovës, sot, në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, nën udhëqjen e Komisionit të delegimit është mbajtur seminari me vëzhguesit e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë.
Të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i FFK-së dhe njëherësh përgjegjës për vëzhgues, Agim Ademi, derisa para të pranishmëve ligjëruan anëtarët e Komisionit të Garave, Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi.
Me këtë rast nga vëzhguesit u kërkua përgjegjësi maksimale në kryerjen e detyrës gjatë stinorit pranveror dhe të mos lëshohet pe në respektimin e kritereve të organizimit të ndeshjeve. Edhe vëzhguesit u zotuan se detyrën e tyre do ta kryejnë me ndershmëri dhe përgjegjësi.