Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI ME PËRVOJË

Enis Zabërgja mbetet lojtar i lirë

Enis Zabërgja mbetet lojtar i lirë


1 July, 2020 @13:34

Futbollisti i deritashëm i KEK-ut, Enis Zabërgja, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se më nuk është lojtar i ekipit të elektricistëve dhe këtë verë është lojtar i lirë.

Sulmuesi 35-vjeçar, që ka përvojë të madhe në Superligë, duke ditur se ka qenë pjesë e shumë skuadrave në elitë, por edhe në Ligë të Parë, së fundi ka luajtur për KEK-un.

KEK-u përndryshe mbylli stinorin 2019/20 në pozitë të dhjetë të Ligë të Parë me 28 pikë nga 20 ndeshje - derisa u mor vendimi për të ndërpre stinorin aty.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë