MEDIA TALK

Enzo Fernandez pranë Chelseat
31 December, 2022 @11:43
Njëri ndër lojtarët që doli në pah në Botërorin e Katarit ishte Enzo Fernandez. Ndërsa paraqitjet e tij me Argjentinën dhe triumfi në fund, bëri që ai të jetë ndër lojtarët më të kërkuar shpejt.
Sipas Metros britanike, futbollisti i Benficës ka pranuar ofertën e Chelseat, ndërsa ekipi londinez është duke negociuar me Benficën për shumën e 110-milionë eurove si shumë transferi.
Mesfushori 21-vjeçar ka qenë në radar të disa ekipeve evropiane para se të shkonte në Botëror, mirëpo pas lojërave të treguara në Katar tashmë askujt nuk po i pritet për ta siguruar atë.
Krejt kjo, sipas gazetës në fjalë po bëhet pasi që trajneri i Chelseat Graham Potter e ka identifikuar argjentinasin si opcion të mirë për mesfushë, për shkak se e ardhmja e N’Golo Kantesë dhe Jorginhos me klubin, nuk është e qartë.
Në anën tjetër, pronari i Chelseat Todd Boehly i ka dhënë premtim Potterit se përkundër harxhimeve 300-milionëshe gjatë verës, ai do të shtojë fondet për të siguruar kampanjë të denjë për ekipin përgjatë stinorit 2022/23. Ndërkaq Benfica përmes drejtorit Rui Costa ka deklaruar se Enzoja nuk do të shitet së paku deri në verën e ardhshme.