DY PËRFORCIME TE LLAPI

Ergyn Ahmeti dhe Muhamet Hyseni zyrtarizohen te KF Llapi
3 July, 2023 @15:48
Dy futbollistët e dalluar në ekipet e tyre, janë lojtarë të ri të Llapit. Ergon Hyseni, që luante te Dukagjini në dy stinorët e fundit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Dritës dhe Prishtinës është bërë lojtar i ri i podujevasve.
Hyseni 27-vjeç ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin që drejtohet nga Tahir Batatina. Mitrovicasi ka dy Kupa të fituara me Prishtinën, ndërsa ka luajtur edhe në gara evropiane derisa ka qenë pjesë e Dritës.
Në anën tjetër, Muhamet Hyseni është rikthyer te Llapi. Pas aventurave te Malisheva dhe së fundi Feronikeli’74 ku u bë golashënuesi më i mirë në ecurinë e skuadarës drejt Superligës, me 16 gola e 6 asistime, Hyseni ka nënshkruar gjithashtu kontreatën e tij, afatgjate me Llapin, të cilët i besuan 3-vitet e ardhshme sulmin e ekipit atij. Hyseni është vetëm 22-vjeç.◼️