Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Eriksen eliminon Milanin nga Kupa

Eriksen eliminon Milanin nga Kupa


26 January, 2021 @22:52

Në derbin della Madonnina fitues doli Interi duke e mposhtur Milanin me rezultat 2-1.

Zlatan Ibrahimovic e kaloi në epërsi Milanin, pas shënimit në minutën e 31’, derisa rezultatin e barazoi Romelo Lukaku në minutën e 71’.

Rezultatin e vulosi danezi Christian Erikseni, i cili shënoi në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes dhe e eliminoi Milanin nga Kupa e Italisë.

Milani luajti me 10 lojtarë nga minuta e 58’, pasi që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, Zalatan Ibrahimovici.

Interi në gjysmëfinale të Kupës do të takohet me fituesin nga dueli Juventus - Spal.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A